Loading…

Këta janë dy shqiptarët që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale në Amerikë

  • 28/10/2019 | 14:20

Këta janë dy shqiptarët që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale në Amerikë

Ministri i Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar se dy shqiptarë do të jenë pjesë e kandidaturës në zgjedhjet lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.


Këtë Majko e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se mes kandidatëve për këshillat bashkiakë do të jenë edhe Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla.

“Më datë 5 nëntor në SHBA mbahen zgjedhjet lokale. Mes kandidatëve për këshillat bashkiakë, janë edhe kandidatë shqiptarë Visar Tasimi dhe Jetlir Kulla”, ka shkruar Majko në Facebook.

Ai më tej ka prezantuar këto dy figura shqiptare duke thënë se ndjehen krenarë për arritjen dhe se shpresojnë shumë në angazhim më të madh të rinisë në qeverisje lokale.

“Tasimi, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka lindur në SHBA dhe kandidon për herë të parë në këshillin bashkiak të Naugatuck, në Conecticut. Ndërsa Kulla ka shkuar fëmijë në SHBA dhe kandidon për mandatin e tretë në këshillin bashkiak të qytetit Waterbury. Ai shprehet krenar për këtë arritje dhe përfaqësimin në këshill, ndërsa Visari shpreson shumë në angazhim më të madh të rinisë në qeverisjen lokale”, ka përfunduar Majko. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë