Loading…

Këta janë fituesit e Çmimeve Vjetore për Letërsi

  • 18/02/2020 | 20:15

Këta janë fituesit e Çmimeve Vjetore për Letërsi

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 12-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë Çmimin Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi.

Juria në nga Hysen Matoshi (kryetar), Adem Zejnullahu, Faik Shkodra, Emin Emini dhe Riza Haziri (anëtarë), kanë vendosur që çmimet të dhurohen për:

Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet Sabile Keçmezi – Bashës; Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’i jepet Rrahman Paçarizit për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizit për veprën “Përsëri mars”; Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet Xhevdet Bajrajt për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexhajt për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”; Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet Berat Dakajt (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”; Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani”, t’i jepet Isa Memishi për përkthimin e romanit “Guaska” të Mustafa Halifas; dhe Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj”, t’i jepet Januz Fetahajt për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Me këtë rast, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, e para e MKRS-së tha: “Në këtë ditë të shënuar kujtojmë të gjithë ata krijues që me veprat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë tonë. Jo rastësisht ndarja e çmimeve të letërsisë po bëhet sot në këtë ceremoni të organizuar nga Ministria, sepse përveç që po ndajmë çmime të rëndësishme për letërsinë, kulturën dhe artin, përveç që sot po i shpërblejmë krijuesit e letërsisë, po e festojmë edhe përvjetorin e shtetësisë së Kosovës. Sot simbolikisht më takoi mua si ministre që të ndaj këto çmime, ndonëse të gjitha punët rreth vlerësimit të tyre i takojnë mandatit të qeverisjes së kaluar ”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë