Loading…

Këta janë gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë

  • 27/12/2016 | 17:26

Këta janë gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë

Teksa vetëm një fraksion nga mijëra specie e gjarpërinjve janë helmues, Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit që vdekjet nga pickimi i tyre janë nga 20 mijë deri në 94 mijë njerëz në botë, çdo vit, transmeton Gazeta Metro.


Gjarpërinjtë mund të përbëjnë rrezik të madh për jetën e njerëzve. Disa gjarpërinj janë veçanërisht më të rrezikshëm se të tjerët. Dr. George R. Zug, nga Instituti Smithsonian liston gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë.

Kobra e pyllit gjendet në Afrikën Qendrore dhe shkon deri në 2.5 metra e gjatë.

Gjarpëri Tigër gjendet në Australinë jugore dhe lindore. Ata janë të qetë dhe super helmues.

Nëpërka e zakonshme europiane është e përhapur gjerësisht në Europë e Azi. Është një gjarpër i ngadaltë, që është diçka tepër pozitive, duke marrë parasysh helmin vdekjeprurës që ka.

Taipani i zakonshëm. Edhe ky lloj gjarpri gjendet në veri dhe lindje të Australisë. Rreth 90 për qind e pickimit të taipanit është potencialisht vdekjeprurës.

Nëpërka me brirë e Saharasë, e njohur ndryshe si nëpërka me brirë e shkretëtirës është ndër gjarpërinjtë më të zakonshëm në Afrikën e Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Kraiti indian është ndër gjarpërinjtë më helmues në Indi.

Gjarpri i detit me bark të verdhë gjendet në ujërat tropikale nëpër botë, përfshirë ato pranë Kalifornisë. Këta gjarpërinj besohet se nuk kanë grabitqarë që t’i venë në rrezik.

Bloomslang është një gjarpër që rri në pemë dhe ndodhet në Afrikë. Kamuflimi i pabesueshëm që ka e bën tepër të rrezikshëm.

Gjarpëri tigër me zile është i zakonshëm në Amerikë, kryesisht në Arizonë.

Mamba e zezë është “e shpejtë, nervoze, me helm vdekjeprurës dhe nëse ndihet e kërcënuar, bëhet tepër agresive”.

Gjarpri lindor kaf gjendet në Australi. Ai është gjarpri që shkakton më shumë vdekje të australianëve në krahasim me gjarpërinjtë e tjerë.

Gjarpri i detit Dubois gjendet në ujërat australiane.

Taipani i nëntokës gjented në Australi dhe mund të jetojë në kushte ekstreme thatësie.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë