Loading…

Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

  • 13/08/2020 | 12:40

Këta janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë plenare, për të votuar  zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Nga katër kandidatë të cilët janë përzgjedhur nga komisioni, deputetët do të votojnë për dy prej tyre.

Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi janë kandidatët që janë në garë për anëtarë të KGjK-së.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkemb Manaj tha se kanë aplikuar 25 kandidatë.

“Në konkurs kanë aplikuar 25 kandidatë, prej tyre 19 shqiptarë dhe gjashtë nga komunitetet e tjera. Komisioni ka ftuar në proces të monitorimit përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare që mbikëqyrin dhe mbështesin punën e komisionit për legjislacion. Procedura e intervistimit të kandidatëve nga ana e komisionit ka qenë plotësisht transparente”, tha ai.

Më 24 qershor të këtij viti, Komisioni për Legjislacion ka bërë intervistimin e 24 kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërsa, Manaj tha se nga 24 kandidatë të intervistuar, komisioni ka vlerësuar Driton Muharremin me 86 poenë, Hashim Çollakun 85, Hasim Sogojevën dhe Vilard Bytyqi me nga 81.

“I rekomandohen Kuvendit të Kosovës për votim katër kandidatët për pozitën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës siç përcaktohet me nenin 108 paragrafi 6, nënparagrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si në vijim, zotëri Driton Muharremi, Hashim Çollkau, Hasim Sogojeva dhe Vilard Bytyqi. Kuvendi prej katër kandidatëve të propozuar për pozitën e anëtarit të Këshillit gjyqësor të Kosovës, duhet të zgjedhë dy prej tyre”, tha Manaj.

Zgjedhja e kandidatëve për anëtarë të KGJK-së bëhet me votim të fshehtë dhe mandati i tyre është pesëvjeçar./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë