Loading…

Këta janë shokët e Shukri Bujës që iu është ngritur aktakuza

  • 13/02/2017 | 22:28

Këta janë shokët e Shukri Bujës që iu është ngritur aktakuza

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë (10) të pandehurve në komunën e Lipjanit.


U vërtetua që në mesin e tyre është edhe ish- kryetari i Lipjanit Shukri Buja, i cili akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënie dhe marrje të ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe për punimet ndërtimore të kundërligjshme.

Gazeta Metro, mëson se personat tjerë të akuzuar që kanë këto iniciale: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K., janë thuajse të gjithë zyrtarë dhe ish zyrtarë të kësaj komune.

Ky burim i cili ka dashur të jetë anonim për publikun, i tha gazetametro.net, se në mesin e të akuzuarve janë tre ish – drejtor, dy inspektor të ndërtimit, tre nëpunës dhe një biznesmen.

Që të gjithë sipas Prokurorisë Speciale, ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xeheve së nikelit, raporton gazetametro.net.

Të njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë