Foto ilustrim
Komuna e Istogut ka qenë edhe një herë cak i arrestimeve. Policia e Kosovës, drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion janë duke zhvilluar një aksion policor lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve, shkruan Gazeta Metro.
Në mëngjesin e sotëm, krimet ekonomike kanë zbarkuar në komunën e Istogut ku kanë arrestuar disa zyrtarë në Drejtorinë e Bujqësisë.
Aksioni është i ndërlidhur me arrestimet që janë kryer para disa muajve në të njëjtën drejtori. Indeksonline ka mësuar emrat e të arrestuarve.
Jeton Sylaj, Valbona Hakaj e Ardian Ramqaj janë të arrestuarit në aksionin e sotëm.
Kujtojmë që aksion i ngjashëm, pra për keqpërdorim të subvencioneve edhe gjatë muajit shkurt e qershor ku ishin arrestuar dhjetëra persona zyrtarë shtetërore. Disa prej të arrestuarve iu ishte caktuar masa e paraburgimit.
Në aksionin e 24 shkurtit që ishte zhvilluar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa Komuna ishin arrestuar 12 persona me dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Gjatë këtij aksioni u patën sekuestruar qindra mijëra euro të cilat ishin gjetur në shtëpitë e të arrestuarve./gazetametro.net