Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA, Valdete Bajrami ka treguar se kur do të fillojë kjo parti t`i mbledh nënshkrimet për mocionin e mosbesimit.
“Ashtu siç ju kemi njoftuar brenda kësaj jave do fillojmë t’i mbledhim nënshkrimet dhe do njoftoheni me kohë për të gjitha veprimet tona në këtë drejtim” ka thënë Bajrami.
Rreth mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë, nuk ka komentuar shumë as kryeministri Mustafa i pyetur ditë më parë. Ai është shprehur se është e drejtë ligjore që opozita të kërkojë një gjë të tillë, duke shtuar se është i përkushtuar për të punuar në të mirë të qytetarëve.
Ndryshe, mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij. Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në nenin 100.
Nëse mocioni i mosbesimit dështon, me Kushtetutë është rregulluar se mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë 90 ditëve të ardhshme, shkruan Gazeta Blic.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.