Dita Botërore për përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor është në të dielën e tretë të muajit nëntor.
Policia e Kosovës ka njoftua se aktivitetet për këtë ditë do fillojnë sot dhe do të zgjasin deri të dielën.
Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë, por gjithashtu edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Sipas policisë, aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh botëror, i cili në shumicën e vendeve është vrasësi më i madh i njerëzve.
Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërore për Përkujtimin e viktimave të trafikut rrugor zhvillohen nga Policia e Kosovës, OSBE-ja, Kolegji i Shkencave të Aplikuara “Tempulli” si dhe nga Kusa.
Në këto aktivitete katër ditore pritet të marrin pjesë personalitete të rëndësishme nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare./gazetametro.net