Loading…

Këtë javë zbret batalioni i parë i 200 ushtarëve amerikanë në Kosovë

  • 07/01/2022 | 12:58

Këtë javë zbret batalioni i parë i 200 ushtarëve amerikanë në Kosovë

Garda Kombëtare e Kentuckyt po dërgon rreth 200 ushtarë në Kosovë për të ofruar më shumë siguri për të gjithë rajonin, shkruan Gazeta Metro. 


Këtë javë do të vendoset Batalioni i Parë, Këmbësoria 149.

Mbikëqyrësi tha se njësitë nga Barbourville, Middlesboro dhe Ravenna do të përbëjnë “Task Force Mountain Warrior”, për të ofruar operacione sigurie në të gjithë rajonin.

Njësitë do të drejtohen nga Nënkoloneli Jason Mendez dhe Komandanti Major Will Long, raporton FOX56.

Gjithashtu, Garda ka njoftuar se në Kosovë këtë javë do të vendosen anëtarët e Policisë Ushtarake 438.

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të promovuar rritjen ekonomike dhe sigurinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë