Loading…

Këtë video mos ta shikojë ndonjë fans i BMW: Audi tërheq në rrugën me borë kamionin me gjithë ekskavatorë

  • 10/12/2021 | 09:35

Këtë video mos ta shikojë ndonjë fans i BMW: Audi tërheq në rrugën me borë kamionin me gjithë ekskavatorë

Një Audi ‘A4 allroad’ ka treguar fuqinë e saj duke tërhequr në rrugën me borë një kamion, që kishte të ngarkuar një ekskavator dhe një kontejner, shkruan Gazeta Metro. 


Padyshim që Audi është njëra ndër veturat më të pëlqyera në botë. Luksi dhe komoditeti që ofron kjo veturë është shumë i lartë, dhe andaj ka vlerësime prej më të mirave.

Kjo markë gjermane e veturave përveç që është komode, është edhe e fuqishme.

Sistemi ‘quattro’ që ka kjo veturë, tregon për fuqinë që e ka si në terrene të lehta edhe në ato më të vështirat. Shpeshherë Audi ka treguar se mund të bëj gjëra që shumë pak mund ta besojnë.

Kështu ka ndodhur edhe në një rast së fundi në një vend në Gjermani. Një Audi ‘A4 allroad’ ka treguar fuqinë e saj duke tërhequr në rrugën me borë një kamion, që kishte të ngarkuar një ekskavator dhe një kontejner.

Video është shpërndarë shumë në Facebook dhe është komentuar, ku shumë nga ta nuk kanë besuar në fuqinë e kësaj veture.

Audi lavdërohet nga shumë ekspertë për fuqinë e saj që ka në rrugët me borë, derisa BMW është më pak e lavdëruar dhe madje kritikohet shumë, pasi që bora dhe kjo markë gjermane nuk kanë ‘marrëdhënie të mira’ në mes vete.

Më poshtë keni videon. /gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë