Loading…

Këtë vit, fund hashashit

  • 24/02/2017 | 17:19

Këtë vit, fund hashashit

Ministri i brendshëm i Shqipërisë Saimir Tahiri zotohet se viti 2017 të jetë fundi i historisë së kanabisit në Shqipëri. Deklaratat e tij erdhën gjatë takimit me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri dhe një aktivitet me ambasadorin e Suedisë, vend i cili ka ofruar për policinë në formë donacionesh 3.3 milionë euro.


 

“Lëreni policinë të punojë dhe keni për të parë që do ketë rezultate spektakolare. Ne do ta mbyllim kapitullin e Shqipërisë me kanabis njëherë e mirë. Dhe ky vit është vit deçiziv. E filluam me Lazaratin, do e mbarojmë me çdo cep të Shqipërisë”, tha Tahiri, raporton TCH.

Ambasadori Boshard u kujdes të rikonfirmonte se raporti që shkaktoi debate i përket vitit 2013, megjithatë, sipas tij, Shqipëria ka shumë punë në luftën kundër drogës.

“Në 2013 ne kemi pasur një vlerësim ndërkombëtar të prodhimit të kanabisit në Shqipëri, të cilat flasin për 1 mijë tonë kanabis që, përllogaritur me vlerën e tregut të shitjes në Berlin, Romë apo Evropën Perëndimore, arrijnë në 2 miliardë euro. Vitin e kaluar pamë shkatërrimin e rreth 2,5 milionë bimë kanabis, çka tregon se shumë prej energjisë kriminale mbetet. Unë do të doja të përgëzoja Policinë e Shtetit që identifikoi kaq shumë bimë narkotike. Megjithatë, sekuestrimet e vazhdueshme në Adriatik, në kufirin me Greqinë e vende të tjera, tregojnë se kjo punë duhet të vijojë”, tha Borchardt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë