Loading…

Këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE dhe UNESCO

  • 19/02/2017 | 10:56

Këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në KE dhe UNESCO

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, paralajmëruar se këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

“Këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO”, ka thënë presidenti Thaçi në një intervistë që pati dhënë për gazetën “Epoka e re” me rastin e 9-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë për këtë gazetë se ministria që drejton ka hartuar një plan jashtëzakonisht të mirë të punës për vitin 2017.

Ai ka thënë se qasja e këtij plani të punës është që duhet të ketë një politikë të jashtme ndersektoriale.

“Gjatë këtij viti do të aplikojmë për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare dhe besoj se gjatë javëve të ardhshme do të ketë edhe një lajm të mirë që Kosova do të bëhet anëtare e një organizate ndërkombëtare, për të cilën kemi punuar intensivisht”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë