Loading…
Këto 2 ushqimet iu parandalojnë plakjen
  • 21/01/2019 | 23:45

Këto 2 ushqimet iu parandalojnë plakjen

Përfitimet e shumta të verës së kuqe dhe çokollatë të errët besohet të jenë rezultat i pranisë së një kimike të quajtur resveratrol.


Resveratroli është një antioksidant bioflavonoid polifenik i prodhuar nga bimë të caktuara dhe gjendet në ushqime dhe pije. Ky kimikat klasifikohet si fitoestrogjen për shkak të aftësive të saj për të bashkëvepruar me receptorët e estrogjenit në një mënyrë pozitive, transmeton lajmi.net.

Studimet tregojnë se burimi më i njohur i resveratrolit është vera e kuqe dhe bimët, duke përfshirë lëkurën e rrushit të kuq, verën e kuqe, kakaon e papërpunuar dhe manaferrat e errëta.

Megjithatë, hulumtimet e botuara në revistën BMC Cell Biology tregojnë se kimikate të ngjashme me resveratrolin mund të përdoren për rinovimin e qelizave të vjetra.

Resveratroli ka qënë gjithashtu i lidhur me parandalimin e obezitetit, diabetit dhe prediabetit, përmirësimin e energjisë dhe qëndrueshmërisë, një tretje të shëndetshme dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë