Loading…
Këto 3 shenja horoskopi do të vuajnë për dashurinë në 2019-tën
  • 21/01/2019 | 17:03

Këto 3 shenja horoskopi do të vuajnë për dashurinë në 2019-tën

Shumë prej nesh besojmë në horoskop, prandaj më poshtë i keni tre shenjat që do të vuajnë për dashuri këtë vit, transmeton Gazeta Metro.

Gaforrja

Gaforrja është një shenjë që ka shumë dëshirë të qendrojë në shtëpi. Ata ndjehen shumë komodë brenda shtëpisë së tyre. Kanë një instinkt mëmësor të lindur, i cili i bën që të kujdesen gjithnjë për të tjerët. Ndër të tjera ata shpresojnë që familja e tyre të jetë e madhe dhe e lumtur. Ky vit do të jetë një vit reflektimi për ju. Duke qenë se Saturni ka hyrë në Briçjap,për dy vite ju ka penguar pak në anën e dashurisë.

Peshorja

Nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë risqe të mëdha, sidomos nuk këshillohet që të merrni vendime të shpejta sa i takon dashurisë. Ka mundësi që të jeni duke kaluar një periudhë krize ekzistenciale dhe duhet të merrni kohë për veten. Përgjigjet që kërkon janë brenda teje.

Bricjapi

Ky do të jetë nje vit që do të ndryshojë tërësisht perceptimin e Bricjapit mbi dashurinë. Në fat do të shpërbleheni për punën tuaj të madhe në karrierë,por nga ana e dashurisë do të keni probleme. Ky sukses do t’ju bëjë të ktheni kokën nga jeta personale,pasi do të kuptoni që nuk keni se me kë të ndani suksesin./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë