Loading…
Këto gjëra kanë mbetur mister në lidhje me Enver Hoxhën
  • 05/04/2019 | 17:26

Këto gjëra kanë mbetur mister në lidhje me Enver Hoxhën

Enver Hoxha ka qenë politikani komunist shqiptar që shërbeu si kreu i shtetit shqiptar nga vitin 1944 deri në vdekjen e tij, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipri, transmeton Gazeta Metro.


Ai ishte kryetari i Frontit Demoktratikë të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme dhe i Mbrojtjes.

Jeta e tij ishte shumë e fshehtë dhe nëse ai donte ta mbante të fshehtë një gjë nuk ka mudn askush ta zbuloj.

Nga shumë misteret që janë në lidhje me Enver Hoxhen, më poshtë janë vëtëm disa nga ato.

Marrja e pushtetit dhe nisja e spastrimeve politike, çfarë ndikimi kishin jugosllavet dhe ruset në vendimmarrjen e Hoxhës, pse i prishi marrëdhëniet me Titon dhe çfarë synonte me refuzimin e planit Marshall?

Mosha e rinisë së Enver Hoxhës edhe sot ka pikëpyetje të mëdha. Ish-diktatori komunist, në kujtimet e tij e kalon periudhën e rinisë si revolucionar, por kurrë nuk jepen përmasat reale të aktivitetit.

Arsyet e eliminimit të disa figurave kryesore që ishin bashkëpunëtorë të tij si Koçi Xoxe dhe të tjerë, janë padyshim sekrete që Enver Hoxha i ka marrë në varr.

Pse i prishi Shqipëria marrëdhëniet me Jugosllavinë, Rusinë dhe me pas me Kinën, çfarë qëllimi kishte Enveri me izolimin e vendit, pse nuk kërkoi aleatë të rinj në vendet komuniste?

Ka pasur një plan të CIA-se për të eliminuar Enver Hoxhën? Pse Mehmet Shehu ishte i preferuari i amerikaneve, kur ndërkohë ishte krahu i djathte i Hoxhës.

Si ruhej Enver Hoxha, çfarë të vërtete ka lidhur me sozitë e tij dhe kush ishin ata që Hoxha i shikonte realisht si armiq të tij?

Këto gjëra sot e asaj ditë kanë mbetur shumë mister për të gjithë ne./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë