Loading…

Këto janë 10 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

  • 29/06/2020 | 21:30

Këto janë 10 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Ende pa përfunduar sezoni 2019/20 në Ligën e Kampionëve, tashmë janë dhjetë skuadra që kanë siguruar kualifikimin edhe për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Metro.


Deri më tani, sezoni 2019/20 në top kampionatet europiane ka përfunduar vetëm në Ligue 1 dhe Bundesligë, teksa kampionatet tjera ende janë duke vijuar me ndeshjet.

Nga Franca kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm; Paris Saint-Germain dhe Olympique Marseille, kurse nga Gjermania; Bayern Munich, Borussia Dortmund, Red-Bull Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.

LEXO EDHE: Zyrtare: UEFA cakton datat e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës

Nga Anglia ka siguruar kualifikimin kampioni në fuqi i kësaj gare, Liverpooli, që gjithashtu ka siguruar edhe titullin në Premier Ligë, 7 xhiro para fundit të kampionatit.

Edhe në La Liga nuk ka përfunduar sezoni ende, mirëpo nga atje tashmë edhe matematikisht ka siguruar kualifikimin skuadra lidere, Real Madridi.

Në Itali ende gjithçka është e paqartë, teksa kualifikimin në Ligën e Kampionëve e ka siguruar edhe Club Brugge nga Belgjika dhe Shakhtar Donetsk nga Ukraina. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë