Loading…
Këto janë 2 kushtet e LDK’së për t’u bërë pjesë e një Qeverie dhe bisedimeve me Serbi
  • 16/01/2019 | 16:59

Këto janë 2 kushtet e LDK’së për t’u bërë pjesë e një Qeverie dhe bisedimeve me Serbi

Në takimin e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mes të liderëve dhe grupin parlamentar të kësaj partie, Gazeta Metro mëson se çfarë në fakt është folur dhe është kërkuar më saktësisht nga ‘Lidhja’, e cila sipas sondazheve të fundit llogaritet si partia më e madhe në vend, që udhëheq disa pikë nga partia e dytë.

Në këtë takim pas një diskutimi të gjerë ishin folur dy çështje kryesore, që burime mirë të informuara të Metro, kanë treguar se kjo parti i sheh si kushte në këmbim të mbështetjes së procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi:


1. LDK si kusht kryesor e ka marrjen e postit të udhëheqësit të Ekipit Negociator që do të përfaqësojë Kosovën në bisedimet, Kosovë–Serbi.

2. LDK jo domosdoshmërisht kërkon të parin e Qeverisë, pra Kryeministrin. Por gjithsesi kërkohet riformatimi i Qeverisë së re, që nënkupton, së pari rënien e pastaj edhe ndarjen e disa resoreve dhe ministrive, si pjesë e këtij riformatimi. Për LDK’në mbështetja e dialogut, është e pa arsyeshme të ndodhë, nëse nuk janë pjesë e Qeverisë.


Në versionin zyrtar, Isa Mustafa e sqaron këtë në mënyrë më diplomatike.

“Kësaj qeveri ne s’do ti bashkohemi. Rikonfigurimi është punë tjetër, që do të thotë njëherë kjo Qeveri duhet me ra, dhe mandej ne me pa se çka duhet të bëhet për të siguruar mbështetjen e nevojshme”, ka thënë Mustafa, transmeton gazetametro.net.

Sipas kësaj, riformatimi i një qeverie në mendimin e LDK’së duket se nënkupton heqjen e AKR’së dhe PSD’së dhe Listën Rugova, dhe futjen e LDK’së si hisedare e Qeverisë, në një koalicion të madh LDK, PDK dhe AAK, që do përballej në bisedimet me Serbi.

Faktori Lutfi Haziri

Por, më ndryshe mendon nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri, i cili në ‘takimin e madh’ të LDK’së, ka shpjeguar se nëse i ipet mundësia  të jetë përfaqësues i LDK’së në bisedime, ai do të angazhohej të implementohet ideja e tij tashmë e njohur e ‘rivendosjes së kufirit’ të cilin Haziri e përshkruan në pikat me Serbinë – Ristovci, ndërsa me Maqedoninë – Çukarka. Por kjo nuk është pritur mirë nga udhëheqësia e LDK’së, kryesisht nga Kryetari i Isa Mustafa.

Zyrtarë të LDK’së, ndryshe ka deklaruar se pas letrës së Presidentit Amerikan Donald Trump, dërguar Presidentit Hashim Thaçi, shumë çka është qartësuar lidhur me bisedimet Kosovë Serbi dhe dinamikën e përshpejtuar të procesit, e cila sipas Washintonit parashihet që bisedimet të përmbyllen në gjysmën e parë të viti 2019, e që një gjë e ditur ju është bërë edhe Ekipit Negociator në Bruksel, në takimin e fundit më 8 shkurt me diplomatët e Bashkimit Evropian. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë