Loading…

Këto janë bluzat që Dua Lipa po i shet për t’i ndihmuar Shqipërisë pas tërmetit

  • 03/12/2019 | 16:22

Këto janë bluzat që Dua Lipa po i shet për t’i ndihmuar Shqipërisë pas tërmetit

Këngëtarja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është solidarizuar në mënyrë të veçantë me viktimat e tërmetit në Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.


Me 26 nëntor, Shqipëria, u godit nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të Rihterit, ku vdiqën 51 persona dhe u lënduan mbi 700 të tjerë.

Lidhur me këtë rast, janë solidarizuar shtete të mëdha të Europës, njerëz biznesmen, artistë dhe qytetar të thjeshtë.

Ndërkaq Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë të veçantë që të solidarizohet me Shqipërinë.

Ajo ka njoftuar se në bashkëpunim me ‘Bond.nyc’, të gjithë bluzat që do t’i shesin, do të shkojnë për të gjitha viktimat e tërmetit.

“Vëmendje, kam nevojë për ndihmën tuaj. Këto bluza janë ne bashkëpunim me @bond.nyc!!! Dhe 100% e të ardhurave nga to shkojnë për të gjitha viktimat dhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri që ndodhi me 26 nentor. Blejeni një bluzë dhe ndihmoni në rindërtimin e shtëpisë, dhe lagje. Të gjitha janë në dualipa.com ose në linkun tim në bio. Faleminderit paraprakisht”, ka shkruar Dua Lipa. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë