Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimeve të derivateve për 48 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1.60 euro.
Benzina do të kushtojë 1.34 euro gjatë dy ditëve të ardhshme.
Ndërkaq për gazin, çmimi është 0.75 euro.