Ditën e sotme është hedhur edhe shorti për ndeshjet e sezonit të ri në La Liga, ndërsa janë mësuar edhe datat kur do të luhet ‘El Clasico’, transmeton Gazeta Metro.
Një ndër duelet më të shumë pritura në mbarë globin është dueli ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonës, ajo këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll do të zhvillohet në javën e nëntë më 16 tetor.
Kurse, përballja e dytë luhet në ‘Camp Nou’ në javën e 26’të të kampionatit më 19 mars.
Vlen të theksohet se ‘Los Blancos’ në javën e parë do të ballafaqohen me Almerian si mysafir, ndërsa katalunasit do të takohen kundër Rayo Vallecano në shtëpi. /gazetametro.net
Publikohet kalendari i La Ligës për sezonin e ri, këto janë ndeshjet e javës së parë