Loading…

Këto janë deklaratat dhe video e plotë e Driton Selmanajt kundër Vjosa Osmanit

  • 28/01/2020 | 20:13

Këto janë deklaratat dhe video e plotë e Driton Selmanajt kundër Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka lëshuar disa deklarata kundër nënkryetares së partisë, Vjosa Osmani, ku ka thënë se nuk mendon se karrierën politike duhesh ta bësh duke kundërshtuar partinë që i përket, shkruan Gazeta Metro.


Selmanaj fillimisht ka sulmuar mediet për intervistën e tij ku vet i ka dhënë deklaratat e mëposhtme kur është pyetur për qëndrimet e Vjosa Osmanit ndaj LDK’së, ai mediet i ka quajtur ‘tugjarlleku mediatik’.

Por, Metro më poshtë ju sjell disa nga deklaratat e tij të dhëna për Kosova Post, kur pyetet për qëndrimet e Osmanit, ai thotë vetë se nëse nuk pajtohesh me çështjet e mëdha të një partie duhet të diferencohesh, e jo të jesh brenda saj dhe të flasësh për të.

Më poshtë gjeni deklaratat dhe videon e plotë të intervistës, shkruan Gazeta Metro.

“Ka qenë vendimi i saj, ky ka qenë vlerësim i z.Osmani, por unë nuk dua dhe nuk e mendoj që karrierën tënde politike duhet ta bësh duke kundërshtuar partinë, por nëse eventualisht ka çështje aq të mëdha që nuk pajtohesh me to, atëherë është mirë të diferencohesh në totalin e saj, por jo të jesh brenda saj dhe më pas, po flasim për vendime ndryshe, jo për mendime”,tha Selmanaj.

“Unë nuk do ta shihja angazhimin politik të askujt dhe mënyrën e kundërshtimeve hapur ndaj vendimeve të partisë kur je anëtar i saj. Nuk mendoj unë se kjo është kultura politike që njerëzit duhet të sillen. Mund shpeshherë të përkthehen këto gjëra në vota, sepse në Kosovë ndodhë gjithçka, qoftë edhe për një arsye të pa rëndësishme edhe votohet, por nuk duhet përkthehet kështu, por duhet parë më tepër idenë kolektive, angazhimi kolektiv dhe partinë. Nëse nuk i respekton vendimet e partisë, nuk e gjen vetën ti, të shkosh në parti politike dhe në vazhdimësi të mos i respektosh vendimet e partisë, për mendimin tim dhe kulturën politike, kjo nuk i bënë nder askujt”, tha Selmanaj.

“Nuk mendoj se mund te krijosh karrierë politike duke e kundërshtuar partinë. Nëse ke çështje që nuk pajtohesh me partinë, atëherë duhet distancuar nga ajo, por jo të qëndrosh brenda e të kesh qëndrime të kundërta me vendimet që i marrin brenda partisë. Për një çështje të caktuar brenda partisë diskutohet me orë të tëra, por kur votohet një qëndrim, atëherë ti si deputet ose si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, apo edhe si anëtar i asaj partie, duhet të rreshtohesh në respektimin e atij vendimi. Nëse nuk e respekton atë vendim, atëherë fillon të paraqet problem për ty se je pjesë e asaj partie politike. Për një rast mund edhe të kesh qëndrim ndryshe dhe të qëndrosh në distancë, por nëse në vazhdimësi ndodhë kjo, atëherë është problem serioz dhe duhet të zgjidhesh një parti që është ndryshe, apo edhe një angazhim tëndin politik tjetër”, ka thënë Selmanaj për Kosova Post./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë