Loading…

Këto janë disa nga arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur

  • 15/03/2023 | 21:57

Këto janë disa nga arsyet pse ndiheni gjithmonë të uritur

Ndjesinë e urisë e përjetojmë shumë shpesh gjatë një dite, por kjo nuk do të thotë që vërtet trupi ynë ka nevojë për ushqim. Nëse ndiheni gjithmonë të uritur ky është një sinjal që po ju komunikon diçka tjetër për metabolizmin tuaj.


Më poshtë do të lexoni tetë arsyet e mundshme se pse ndiheni të uritur.

Ju jeni dehidratuar: Pini një gotë me ujë dhe prisni 20 minuta për të parë nëse ndiheni të vërtetë të uritur.

Gjumi i parehatshëm: gjatë natës stimulon nivelet e gherlin, një hormon që shkakton ndjesinë e urisë. Nëse gjatë një dite merrni shumë karbohidrate të përpunuara si buka e bardhë, ju po “holloni” sheqerin në gjak. Kjo gjë ju bën më të uritur.

Pas një dite të stresuar, shumë njerëzve u shkon mendja vetëm tek ushqimi. Ju nuk keni nevojë vërtet për energji, por duhet të qetësoheni në forma të tjera.

Keni nevojë për më shumë proteina: Ushqime të tilla si kosi, vezët, dhe mishi do t’ju ngopin për një kohë të gjatë. Nëse keni mungesa proteinash do të ndiheni gjithmonë të uritur.

Keni nevojë për më shumë yndyra të cilat gjendet më shumicë tek avokadot, arrat etj, pra yndyra të shëndetshme.

Ju shmangni vaktet : Mundohuni të mos kalojnë më shumë se 4 ose 5 orë nga vakti në vakt

Ju hani shumë shpejt: Truri juaj ka nevojë për kohë të mjaftueshme për të regjistruar ndjesinë e plotësisë, ngopjes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë