Loading…

Këto janë fjalët e mëdha të islandezëve pas humbjes nga Kosova

  • 21/02/2020 | 09:38

Këto janë fjalët e mëdha të islandezëve pas humbjes nga Kosova

Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka arritur të mposhtë atë të Islandës në ndeshjen e zhvilluar sot në Prishtinë në kuadër të para kualifikimeve për në kampionatin botëror.

“Dardanët” ishin më të mirë se islandezët në katër çerekët e zhvilluar, duke mbyllur të gjithë me epërsi, e cila në fillimi ishte e lartë, por që në fund u zbut në vetëm dy pikë dhe ndeshje u mbyll me rezultat 80:78.

Pas ndeshjes në konferencën për media trajneri i Islandës, Craig Pedersen u shpreh se Kosova pati një pjesë të dytë më të mirë, falë trepikëshave të shumtë të shënuar nga djelmoshat kosovarë.

“Për fat të keq për ne, ata arritën të shënojnë shumë tre pikësha në pjesën e dytë dhe numri 11 arriti të shënojë disa pikë shumë të vështira, dhe ne e dinim se ai mund të bëjë një gjë të tillë. Jam i lumtur me shumë gjëra. Bëmë 6 rikthime në rezultat në këtë ndeshje dhe për ne kjo është shumë gjë e mirë në një ndeshje, si kjo dhe e pamë se ata kishin më shumë gjuajte se ne”, u shpreh Pedersen.

Ndërsa basketbollisti islandez, Tryggvi Hlinason pas humbjes nga Kosova deklaroi se ishte i habitur me ndeshjen e mirë të zhvilluar nga Dardanët, transmeton KP.

“Ata luajtën çuditërisht mirë dhe ata qëlluan me të vërtetë mirë, ne dështuam t’i ndalonim gjuajtjet e tyre, sepse ata gjuajtën shumë dhe bënë shumë gjuajtje, ne si ekip dështuam për shkak të vetëbesimit, kështu ne kishim vështirësi për të shënuar për tri pikë në veçanti si dhe kur ishim nën basket kishim vështirësi për të sulmuar koshin për shkak të agresivitetit dhe për ti përfunduar shënimet në mënyrën më të mirë”, u shpreh Hlinason.

Kombëtarja e Islandës të dielën do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në grupin B, ku do të presë në shtëpi skuadrën e Slovakisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë