Loading…
Këto janë kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro
  • 27/05/2019 | 09:12

Këto janë kartmonedhat e reja 100 dhe 200 euro

Banka Qendrore Evropiane ka njoftuar se së shpejti do të dalin në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kësaj banke këto kartmonedha do të dalin në qarkullim të martën më 28 maj. Po ashtë njoftuar se Banka Qendrore Evropiane do ta përmbyll procesin e zëvendësimit të kartmonedhave të vjetra me të reja.

Gjithashtu është pohuar edhe një herë se nuk do të prodhohen më kartmonedhat me prerje 500 euro për të luftuar korrupsionin në Evropë.

Ndërsa ekspertët nga ana tjetër janë shprehur se kartmonedhat prej 100 dhe 200 euroshe janë shumë të vështira për t’u falsifikuar.

Por sërish pritet që në ditët e para të ketë shumë tentativa për para të falsifikuara, ndaj edhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar që njerëzit të tregohen të kujdesshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë