Janë mësuar katë skuadrat e para të cilat kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Europa League.
Manchester United, Juventus dhe Feynord kanë kaluar tutje pasi kanë fituar dhe eliminuar skuadrat si Betis, Freiburg dhe Shakhtar Donetsk, ndërsa Sevilla pavarësisht humbjes së sotme nga Fenerbahche, ka kaluar në çerekfinale falë epërsisë prej dy golave që kishte në ndeshjen e parë.
Katër skuadrat e tjera çerekfinaliste do të mësohen pas përfundimit të ndeshjeve tjera që pritet të fillojnë nga ora 21:00, ku do të takohen:
Arsenal – Sporting Lisbona,
Real Sociedad – Roma,
Ferencvaros – Bayer Leverkusen dhe
Royal Union – Union Berlin.