Loading…

Këto janë komunat në Kosovë që nuk kanë shënuar asnjë rast me koronavirus

  • 13/07/2020 | 10:06

Këto janë komunat në Kosovë që nuk kanë shënuar asnjë rast me koronavirus

Ndonëse në Kosovë numri i rasteve me COVID-19 është në nivel alarmant, janë dy komuna të cilat nuk kanë shënuar asnjë rast me koronavirus deri tani.


Sipas IKSHPK-së, në komunën Novobërdë, e cila ka rreth 10 mijë banorë dhe në Ranillug, me mbi 5800 banorë, nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, shkruan “Zeri.info”.

Po ashtu janë edhe disa komuna të tjera, të cilat deri tani nuk kanë shënuar më shumë se 10 raste, siç është Hani i Elezit, Kllokoti, Shtërpca, Juniku dhe Parteshi.

Kosova deri tani ka 2562 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 102.

Vetëm në komunën e Prishtinës janë pothuajse gjysma e rasteve aktive me koronavirus.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë