Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk është licencuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Pa licencimin e FFK-së nga MKRS-ja, klubeve u ndalohet ligji i sponsorizimit që është një nga format kryesore e financimit të klubeve në futbollin kosovar.
Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive gjatës ditës së premte ka nisur një email; ne drejtim të klubeve ku përmenden disa nga pikat që duhet t’i përmbushë Federata e Futbollit të Kosovë që të licencohet.
Lista e kushteve që nuk i ka plotësuar FFK-ja është shumë e gjatë. Ndër të tjera mungojnë edhe dëshmitë gjyqësore që i kërkon Komisioni Vlerësues.