Loading…

Këto janë mënyrat e duhura për ta pastruar dyshemenë

  • 21/01/2021 | 22:44

Këto janë mënyrat e duhura për ta pastruar dyshemenë

Duke u bazuar në këto të dhëna, në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e duhura të pastrimit të dyshemesë në varësi të llojit të saj.


Në ka një zonë të shtëpisë të cilën e marrim gjithnjë për të mirëqenë, ajo është…dyshemeja. Ajo duhet të jetë gjithnjë e pastër dhe kjo, nuk mund të nënvizohet mjaftueshëm.

Për shembull, a e dini se njeriu çdo ditë lëshon 1.5 milion grimca lëkurë të cilat përfundojnë në dysheme ose në tapet.

Nëse ky i fundit nuk pastrohet me fshesë me vakum, në të do të mblidhen disa kilogramë pluhura në vit.

Duke u bazuar në këto të dhëna, në këtë artikull do të mësoni për mënyrat e duhura të pastrimit të dyshemesë në varësi të llojit të saj.

Laminati

Për pastrim duhet të përdorni fshesën me vakum, fshesën e thjeshtë dhe një leckë jo shumë të lagur.

Mos përdorni detergjentë prej sapuni dhe mos e teproni me ujin.

Për të hequr njollat por edhe për disinfektim, përdorni uthull të tretur në ujë.

Njolla të tjera si boja e këpucëve hiqen me açeton.

Pllakat Prej Qeramike dhe Guri Natyral

Këto pllaka kanë nevojë për pak mirëmbajtje.

Për larjen e tyre mund të përdorni një sapun të lëngshëm dhe më pas t’i shpëlani me ujë të pastër.

Për disinfektim mund të përdorni uthull.

Parketi Prej Druri
Parketi duhet fshirë rregullisht.

Ai i lyer me dyll, duhet pastruar me shtupë të thatë dhe më pasherë pas here i duhet dhënë një shtresë dylli.

Për disinfektim përdorni leckë të lagur në ujë me uthull e të shtrydhur mirë.

Linoleumi
Kjo lloj dyshemeje pastrohet me fshesë me vakum dhe më pas me një shtupë të lagur në ujë me detergjent.

Njollat mund t’i hiqni duke përdorur anën e fortë të një sfungjeri.

Sa Herë Duhet Pastruar Dyshemeja?
Kjo varet nga lloji i dyshemesë.

Megjithatë, pavarësisht llojit, ju mund të përdorni fshesën me vakum një herë në dy javë për ta fshirë shtëpinë plotësisht.

Sa i përket larjes, në rastin e dyshemesë me pllaka apo disa materialeve të tjera, duhet të tregoni kujdes me zonat më të ndotura.

Ato janë: kuzhina, vendi i ngrënies, banjoja, korridori, ndaj duhen fshirë me fshesë dhe larë çdo ditë.

Zonat e tjera një herë në dy-tre ditë.

Sipas dëshirës, në ujë mund të hidhni pak uthull për një larje rrënjësore të dyshemesë me pllaka.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë