Loading…

Këto janë mënyrat më efektive për ta larguar dhimbjen e qafës

  • 24/09/2020 | 19:13

Këto janë mënyrat më efektive për ta larguar dhimbjen e qafës

Ditët kur zgjoheni të lodhur e me dhimbje të vazhdueshme të trupit, me siguri që i keni provuar të paktën një herë në jetë dhe i mbani mend.


Veçanërisht dhimbjet e qafës, si një pjesë shumë delikate dhe e ndjeshme e trupit, mund të kthehen shumë shpejt në dhimbje kronike.

Shkaktarë mund të jenë faktorë nga më të ndryshmit, por për dhimbjen gjatë natës ka një shpjegim specifik nga ekspertët.

Në këtë artikull ju tregojmë disa mënyra të lehta dhe të shpejta se si ta evitoni këtë problem që prek një numër shumë të madh njerëzish.

Çfarë e shkakton dhimbjen e qafës gjatë natës

Sipas ekspertëve një nga armiqtë kryesorë të kësaj dhimbje është gjumi i keq i natës.

Këtu përfshihet si pozicioni i fjetjes ashtu edhe jastëku që përdorni për të vendosur kokën.

Disa nga pozicionet më të përhapura të fjetjes janë shumë të dëmshme për qafën, e sidomos për personat që kanë probleme me të.

Kështu gjumi në vend që të kryejë funksion çlodhës, ndikon në tendosjen e lodhjen më të madhe të qafës.

Si ta evitoni këtë problem

Për të kuruar këtë problem specifik, mjekët këshillojnë që të ndiqni disa rregulla po aq specifike.

Këtu përfshihet edhe të ndryshoni pak mënyrën tuaj të jetesës apo qëndrimit.

Siç thamë, i pari renditet pozicioni i keq i fjetjes.

Nëse flini me stomak poshtë dhe kokën e kthyer anash, atëherë duhet të ndërroni pozicionin menjëherë.

Kjo sepse qafa juaj tendosët dhe sforcohet gjatë gjithë natës, pasi shtylla kurrizorë nuk qëndron drejtë.

Në vend të kësaj mundohuni të flini duke mbështetur shtyllën kurrizorë mirë në krevat apo anash, gjithnjë në një pozicion të drejtë e të rehatëshëm.

Në mbajtjen e shtyllës kurrizore në mënyrën e duhur, ndikon pa dyshim edhe jastëku ku vini kokën.

Mundohuni të mos e zgjidhni të fortë dhe shumë të fryrë, por të butë dhe shumë pak të lartë.

Në këtë mënyrë do të ruani balancat e duhura mes kokës dhe trupit, dhe shtylla kurrizore do të qëndrojë drejtë.

Mjekët këshillojnë përdorimin e jastëkëve të butë me sfungjer të posaçëm. Quhen ‘memory foam’ dhe arrijnë të marrin formën e trupit tuaj.

Në këtë mënyrë do të mund të mbështesni qafën në mënyrën e duhur dhe dhimbja e vazhdueshme do të largohet gradualisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë