Loading…

Këto janë nëntë komunat në zonën e kuqe

  • 15/01/2021 | 16:59

Këto janë nëntë komunat në zonën e kuqe

Autoritetet shëndetësore në vend kanë bërë me dije se situata me koronavirus është e qetë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të premten se komunat e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqit, Podujevës, Mitrovicës së Veriut, e Jugut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, ndodhen në zonën e kuqe pë javën në vijim.

Në këto komuna, lëvizja e qytetarëve është e lejuar deri në orën 21:30, ndërsa ndërprerja e lëvizjes zgjat deri në 05:00.

Në anën tjetër, në zonë të verdhë gjenden Vushtrria, Gjilani, Lipjani, Suhareka, Shtimja dhe Vitia. Ndërsa në zonë të gjelbër ndodhen Peja, Kllokoti, Ferizaj, Malisheva, Deçani, Kamenica, Skenderaj, Rahoveci, Juniku, Gjakova, Shtërpca, Klina, Istogu, Novobërda, Prizreni, Drenasi, Kaçaniku, Han i Elezit, Dragashi, Graçanica, Mamusha, Parteshi dhe Ranillugu. Këto komuna, operatorët ekonomikë e kanë të lëjuar operimin deri në orën 22:00, ndërsa pas saj shërbimin me vete. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.

Në zonë të kuqe futen komunat që kanë mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda shtatë ditëve, në zonë të verdhë komunat në 76 deri në 150 raste me COVID, ndërsa në atë të gjelbër futen komunat që kanë deri në 75 raste.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë