Loading…

Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

  • 31/03/2023 | 08:02

Këto janë ngjarjet e planifikuara për ditën e sotme

Më poshtë keni ngjarjet e datës 31 mars.


Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00).

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë, ora 11:00).

Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00).

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 12:15).

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për media.( Selia qendrore e LDK-së, ora 12:30).

Përurohet hapësira e projektit “Rrugët për Fëmijë”, përreth shkollës fillore të mesme të ultë “Elena Gjika” e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin e asaj lagjeje. (Shkolla “Elena Gjika”, ora 13:00).

Mbahet diskutim me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pjesëmarrës në panel do të jenë: Olivier Guérot – Ambasador i Francës në Kosovë, Jorn Rohde – Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Milica Rakić Andrić – menaxhere në Nismën e Re Sociale, Lulzim Peci – drejtor i KIPRED.(Qendra mediale , Çagavicë, ora 15:00).

Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel “Emerald”, ora 17:00).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë