Loading…

Këto janë përfitimet shëndetësore të arrave

  • 16/11/2021 | 21:13

Këto janë përfitimet shëndetësore të arrave

Të mbushura me proteina, fibra dhe yndyrna të nevojshme, arrat janë një nga produktet më të mira të këtij sezoni.


Ekspertët me studimet e tyre të fundit janë duke i dhënë shumë rëndësi konsumit të arrave për arsye të përfitimeve të mëdha shëndetësore siç janë trajtimi i disa llojeve të kancerit por jo vetëm.

Edhe pse ka pasur shumë dilema mes ekspertëve të mjekësisë, besohet se arra e zezë është një kurë potenciale e kancerit, për arsye se vret ”parazitin” përgjegjës për shkaktimin e sëmundjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se arra e ul rrezikun e vdekjes nga kanceri për 40 % dhe nga sëmundjet kardiovaskulare për të paktën 55 %.

Ndihmon për të luftuar plakjen!

Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i arrave, parandalon plakjen te femrat e gjithashtu parandalon ndryshimet fizike që vijnë me pleqërinë.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës!

Arrat e papërpunuara janë një aleat i pazëvendësueshëm i zemrës. Ajo janë të pasura me sasi të konsideruar të polifenoleve, komponime këto të cilat mendohet se luajnë një rol tejet të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Arrat gjithashtu kontribuojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe parandalimin e inflamacionit.

Por kujdes! Nëse e ekzagjeroni me konsumin e arrave, do të përballeni me një mbingarkesë kalorish, duke shtuar në peshë rrjedhimisht. Kur vjen puna te arrat, shumica e njerëzve nuk e dinë se kush është masa e duhur për konsum ditor, por rekomandohet deri në 6 kokrra në ditë!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë