Loading…
Këto janë rezultatet nga java e 15-të në Superligën e Kosovës në Hendboll
  • 10/02/2019 | 20:39

Këto janë rezultatet nga java e 15-të në Superligën e Kosovës në Hendboll

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në Hendboll.


Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, kanë vazhduar me fitore, ndërsa dy pikë të reja e të vlefshme i ka marrë edhe Vëllaznimi i Gjakovës.

Kastrioti ka fituar si mysafir ndaj Vushtrrisë me rezultat 33:25.

Pas pjesës së parë, ferizajasit kishin katër gola epërsi, 16:12. Për Kastriotin është fitorja e 14-të, ndërsa kjo skuadër i ka 28 pikë, aq sa edhe Besa Famgas.

Prishtina është një hap prapa liderëve me 26 pikë në vend të tretë. Kryeqytetasit fituan thellë ndaj Zhegrës në Gjilan me rezultat 45:19.

Vëllaznimi falë fitores ndaj Samadrexhës me rezultat 37:28 është ngritur në vend të pestë me 12 pikë. Vushtrria ka rënë në vend të gjashtë me 11 pikë. Samadrexha mbetet e fundit me 2 pikë. Java e 15-të ishte e para e stinorit pranveror. Dy takime u luajtën të shtunën.

Zhegra – Prishtina 19:45 (8:21)
Vëllaznimi – Samadrexha37:28 (15:14)
Vushtrria – Kastrioti 25:33 (12:16).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë