Loading…

Këto janë shkeljet e para në fushatën parazgjedhore

  • 29/11/2016 | 23:58

Këto janë shkeljet e para në fushatën parazgjedhore

Përdorimi i veturave zyrtare, pjesëmarrje të fëmijëve në aktivitete zgjedhore dhe fillimi i fushatë parazgjedhore shumë më herët sesa afati zyrtar i dhënë nga KQZ, janë disa nga shkeljet e para që janë vërejtur në fushatën parazgjedhore të kandidatëve të Komunës së Drenasit.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline monitorues i zgjedhjeve të komunës së Drenasit nga KDI, Albert Krasniqi, i cili gjithashtu tregoi se nga kush po keqpërdoren veturat zyrtare.

“Vërejtje ka të institucioneve të ndryshme, qoftë të qeverisë, të kuvendit komunal madje edhe të gjykatave që kanë qenë në tubime elektorale. Natyrisht një gjë e tillë duhet të sanksionohet dhe udhëheqësit e këtyre sektorëve dhe do të duhej të merrnin hapa në dënimet ndaj atyre që po keqpërdorin resurset publike për qëllime partiake”, tha Krasniqi.

Ndërsa, sa i përket fillimit të fushatës parazgjedhore shumë më herët sesa afati zyrtar i dhënë nga KQZ, Krasniqi thotë se partitë politike po e shfrytëzojnë rastin pasi që legjislacioni në fuqi nuk e ndëshkon fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore.

Kjo fushatë, sipas tij, nuk ka dallim prej fushatave tjera dhe se me këto premtime nuk është se mund të priten ndryshime të mëdha.

“Nuk është që ka ndonjë dallim nga fushatat që janë mbajtur nga herët e kaluara, dallimi është se tani flitet për një mandat që do të zgjas më pak se një vit. Është një kryetar i komunës që do të ketë disa muaj në dispozicion dhe për një periudhë kaq të shkurtër nuk është se mund të priten ndryshime të mëdha për të cilat kandidatët po premtojnë gjatë fushatës zgjedhore. Pastaj shpeshherë ka përzierje të kompetencave të nivelit qendror dhe lokal dhe bëhen premtime të cilat janë jashtë mandatit të kryetareve të komunave”, ka shtuar më tej ai.

KDI është duke vëzhguar fushatën zgjedhore që nga hapja e saj, dhe do vazhdojë deri në përfundim të fushatës zgjedhore për të vazhduar më pastaj në monitorim të pikës së zgjedhjeve, procesin e votimit dhe numërimin e rezultateve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë