Loading…

Këto janë të mirat shëndetësore të xhenxhefilit, sipas farmacistes kosovare

  • 21/09/2022 | 14:00

Këto janë të mirat shëndetësore të xhenxhefilit, sipas farmacistes kosovare

Xhenxhefili është i pasur me lëndë ushqyese dhe komponime bioaktive që kanë përfitime të rëndësishme për trupin dhe trurin tuaj. Është një nga superushqimet e pakta, shkruan Gazeta Metro.


Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë, pluhur, si vaj ose lëng. Është një përbërës shumë i zakonshëm në receta.

Ndonjëherë shtohet në ushqime të përpunuara dhe kozmetikë.

Në një prononcim për Gazeta Metro, farmacistja Eriona Krasniqi, ka treguar se cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit.

Farmacistja Krasniqi, këto këshilla i ka dhënë duke u mbështetur në kërkime shkencore dhe të cilat janë të vlefshme për të gjithë.

Ajo tregon se xhenxhefili përmban gingerol, i cili ka veti të fuqishme mjekësore.

“Xhenxhefili ka një histori shumë të gjatë përdorimi në forma të ndryshme të mjekësisë tradicionale dhe alternative. Është përdorur për të ndihmuar tretjen, për të reduktuar të përzierat dhe për të ndihmuar në luftimin e gripit dhe ftohjes së zakonshme, për të përmendur disa nga qëllimet e tij. Gingerol ka efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksiduese, sipas hulumtimeve. Për shembull, mund të ndihmojë në uljen e stresit oksidativ, i cili është rezultat i një sasie të tepërt të radikaleve të lira në trup”, ka thënë farmacistja Krasniqi për Metron.

Farmacistja Krasniqi, për Metron ka përmbledhur në pika të shkurtra, 11 përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit.

Më poshtë i keni këto 11 pika:

1. Përmban gingerol, i cili ka veti të fuqishme mjekësore.

2. Mund të trajtojë shumë forma të mundimit veçanërisht të vjellat e mëngjesit.

3.  Mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

4. Mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve.

5. Mund të përmirësojë funksionin e trurit dhe të mbrojë nga sëmundja e Alzheimerit.

6. Përmban substanca që mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit.

7. Mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit.

8. Mund të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale.

9. Mund të ndihmojë në trajtimin e dispepsis kronike.

10. Mund të ulë nivelin e sheqerin në gjak dhe të përmirësojë faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës.

11. Mund të ndihmojë me osteoartritin. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë