Loading…

Këto janë tri qëndrimet për Marrëveshjen e Washingtonit, nga tre kandidatë për kryeministër

  • 18/01/2021 | 20:42

Këto janë tri qëndrimet për Marrëveshjen e Washingtonit, nga tre kandidatë për kryeministër

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mbetet kundërshtar i dokumentit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.


Megjithatë Kurti është i mendimit se kjo ujdi duhet të lexohet jo nga pika e parë por nga e fundit e saj e që flet për njohjen reciproke Kosovë-Izrael.

”Ai dakordim i dyfishtë unilateral i katër shtatorit 2020 në tekstin që i korrespondonte palës kosovare më së miri është të lexohet nga fundi te pika që flet për njohjen e Kosovës nga Izraeli, e më pastaj nuk ka fortë gjëra të mira më tej”, thotë Kurti.

E pretendenti për shef qeverie nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti mbetet besnik i nënshkrimit të dhënë në Zyrën Ovale në fillim vjeshtën e vitit që shkoi.

Hoti, konsideron se zotimet e Washingtonit janë të mira dhe se kundërshtarët e kësaj marrëveshjeje do ta shohin se e kishin gabim.

Nga ana e tij njeriu i tretë që synon të marrë postin më të pushtetshëm politik të Republikës, ka shprehur paraprakisht rezerva rreth akordit në Shtëpinë e Bardhë.

Por kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj këtyre ditëve të para fushatës nuk është se ka folur për këtë temë.

Megjithatë nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza dhe sekretari Uran Ismaili gjatë një interviste në emisionin Rubikon kanë thënë se partia e tyre nuk është kundër ujdive që bëhen në Washington por ata u shprehën të bindur se PDK  do të ”negocionte një marrëveshje shumë më të mirë në interes të Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë