Loading…

Këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të forcuar zemrën

  • 29/03/2023 | 11:16

Këto janë ushqimet që duhet të hani në mëngjes për të forcuar zemrën

Dieta luan një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit dhe mjekët kanë renditur disa ushqime që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Mjekët polakë kryen një studim mbi efektin e ushqimit në gjendjen e organit më të rëndësishëm dhe arritën në përfundimin se nëse hani ushqime të caktuara për mëngjes, si bollgur dhe avokado me bukë, mund të ndihmoni në përmirësimin e punës së saj.


Bollguri është një burim i karbohidrateve komplekse që i jep trupit energji për disa orë. Përveç kësaj, është i pasur me fibra vegjetale, prandaj është i dobishëm për zorrët dhe parandalimin e aterosklerozës. Mjekët këshillojnë gjithashtu një mëngjes që përfshin arra, peshk deti që është i pasur me acide yndyrore të pangopura. Mund të hani salmon, skumbri, merluci, toni, sardelet e të ngjashme, si dhe avokado.

Disa studime kanë treguar se konsumimi i rregullt i arrave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, falë faktit se ato ulin nivelin e kolesterolit “të keq” (LDL). Siç vërejnë mjekët polakë, acidet yndyrore omega-3 të përfshira në këto ushqime janë të nevojshme për ruajtjen e funksionit optimal të zemrës, raporton Abc News.

Mjekët këshillojnë për të shtuar arra në tërshërë, për shembull, me kos ose kefir, dhe avokado të prera në feta, sipas tyre, do të ishin një shtesë e shkëlqyer për bukën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë