Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.
Në kuadër të këtyre ngjarjeve është edhe tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Ngjarjet e ditës:
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302, ora 09:00)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. (Objekti i KQZ-së, ora 09:00)
Instituti Riinvest mban diskutimin me temën “E ardhmja e gazit në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale; Raportin Financiar Vjetor të KQZ-së etj. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00) *
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)
Iniciativa për Progres (INPO) mban tryezën e diskutimit me temë “Luftimi i Korrupsionit në Prokurimin Publik”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) mban konferencën me temën “Obligimet e shtetit ndaj të drejtave të njeriut”, e cila shënon hapjen e Javës së të Drejtave të Njeriut. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 10:00)Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e pranimit të ofertave përmes Likuidimit nr. 61. Kurse në ora 12:30 mbahet ceremonia e hapjes së ofertave të shitjeve. (Hotel “Grand”, Prishtinë, ora 10:00- 12:30)
Lëvizja Vetëvendosje mban një aktivitet për të kritikuar qeverisjen njëvjeçare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë, ora 11:30)
Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet “Çohu” organizon tryezë në të cilën do të publikojë hulumtimin mbi patronazhin politik në platformën Open Data. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)
Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Vitit zyrtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala mban konferencë për medie. (Hotel “Venus”, Prishtinë, ora 14:00)
Lëvizja FOL në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2022” mban diskutim me ambasadorin e ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 14:30)
Komisioni për Buxhet shqyrton ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e financave publike dhe rritjes ekonomike me Fondin OPEC; dhe Projektligjin mbi ndarjet buxhetore. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 15:00)
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore të Gazetarisë dhe shënimin e 20-vjetorit të themelimit të AGK-së. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 15:00)
Organizata Çohu organizon diskutimin me temën “Gazi në aspektin ekonomik dhe ambiental”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 15:00)
Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare (OEGJK) prezanton Studimin e Politikave “Përmirësimi i klimës së biznesit – Rritja e investimeve”. (Hotel “Garden”, Prishtinë, ora 17:00)