Loading…

Këto produkte kozmetike duhet t’i mbani në frigorifer

  • 30/09/2022 | 22:58

Këto produkte kozmetike duhet t’i mbani në frigorifer

Asgjë nuk na shijon më shumë se një gotë ujë i ftohtë apo një frut i freskët nga frigoriferi.


Në këto moment kujtohemi sa me fat jemi që mund të vendosim gjithçka në këtë pajisje çudibërëse që arrin t’i ruajë ata të freskët dhe t’i mbrojë nga prishja.

Por kur themi gjithçka, nënkuptojmë me të vërtetë gjithçka.

Shumë femra ndoshta nuk e çojnë në mend se në frigorifer mund të ruajnë produktet e tyre kozmetike më të dashura. Disa prej këtyre produkteve nuk përmbajnë konservues për parandalimin e zhvillimit të baktereve, prandaj ruajtja në frigorifer është mëse e domosdoshme pasi i mbron nga oksidimi dhe rrit efikasitetin e tyre.

Ne ju sjellim disa nga produktet kozmetike që që duhen ruajtur gjithmonë në frigorifer:

Parfumi
Kremi i zonës së syve
Vajërat esencialë natyralë si vaji i arrës së kokit, bajameve, vaji i kastorit etj.
Manikyri
Rimeli
Buzëkuqi dhe zbutësi i buzëve
Kremi kundër diellit
Toniku i fytyrës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë