Loading…

Këto të ‘vërteta’ mbi periodat nuk duhet t’i besoni më

  • 01/10/2022 | 08:10

Këto të ‘vërteta’ mbi periodat nuk duhet t’i besoni më

Që prej momentit kur të kanë ardhur periodat e deri më sot, me shumë mundësi i ke besuar këto mite.


Por tani, ka ardhur momenti të mos i besosh më sepse janë thjesht të pavërteta!

Periodat e përmuajshme janë një faktor i rëndësishëm i pjellorisë, pasi tregojnë se po ndodh ovulimi, por për të mbetur shtatzënë, duhet më shumë se një mitër, një penis, një vezë dhe spermë e shëndetshme, thotë Sheva Talebian, profesionist në një klinikë fertiliteti në New York. Fatkeqësisht, të kesh perioda që vijnë me saktësinë e orës zvicerane çdo muaj, nuk do të thotë që mund të ngelësh shtatzënë kur të duash ti.

Kur je me perioda, nuk mbetesh shtatzënë

Mundësitë janë më të vogla se zakonisht, por ekzistojnë! Pra, nuk ka rëndësi nëse je apo jo me perioda, gjithmonë mbrohuni.

Duhet që periodat të të vijnë çdo muaj

Nëse je duke marrë kontraceptivë apo ilaçe të tjera që çrregullojnë hormonet, periodat mund të mos jenë kaq të rregullta dhe kjo, për shkak të efekteve anësore të ilaçeve. Në raste të tjera, po, duhet t’i presësh çdo muaj, pasi arsyet pse nuk po të vijnë mund të jenë nga më të ndryshmet.

Nuk mund të bësh aktivitet fizik apo të notosh

Në fakt, studimet tregojnë se nëse stërvitesh para apo gjatë periodave, zvogëlon një pjesë të mirë të dhimbjes dhe simptomave të tjera. “Aktiviteti i rregullt mund të ndikojë në hormonet e tua dhe të përmirësojë dhimbjet menstruale dhe rrjedhjen e tyre”, shpjegon Dr. Talebian.

Sindroma premenstruale (PMS) nuk ekziston

Është e vërtetë dhe varet nga hormonet e tua. Çdo vajzë mund ta konfirmojë: dhimbje gjoksi, pagjumësi, madje edhe disa kilogramë më shumë. Këto simptoma varen nga rritja e progesteronit dhe estrogjenit në fazën luteale, e cila ndodh pas ovulimit.

Tamponi mund të zhduket përgjithmonë në vaginë

Hmm, po anatomia e vaginës? Patjetër që tamponi mund të hyjë në vaginë, por nuk mund të shkojë shumë larg, pasi vetë vagina e ndalon aventurën e tij. Mund ta nxjerrësh fare lehtë, pa shkaktuar asnjë dëm.

Duhet të jenë të dhimbshme

Jo domosdoshmërisht. Periodat me dhimbje mund të lidhen me një sërë kushtesh gjinekologjike, të cilat me kalimin e kohës mund të përkeqësohen apo të ndërhyjnë në fertilitet. Kështu, nëse ke dhimbje të padurueshme periodash dhe kjo të pengon në jetën tënde të përditshme, konsultohu me një mjek specialist.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë