Loading…

Këto tri maska dermatologët jua ndalojnë kategorikisht

  • 23/06/2022 | 23:05

Këto tri maska dermatologët jua ndalojnë kategorikisht

Femrat shumicën e kohës përdorin maska, por dermatologët disa prej tyre thonë se nuk duhet të përdoren.


1 – Skrabet me kripë

Eksfolimi ka rëndësi, por zgjedhja e kripës është e rrezikshme. Kripa është e ashpër dhe skajet e saj mund të shkaktojnë gërvishtje të lëkurës duke e irrituar. Një gjë e tillë bëhet burim infeksionesh. Dermatologët thonë se përdorimi i kripës në formë skrabi mund të dëmtojë “barrierën” mbrojtëse të lëkurës.

2 – Limoni për të çelur ngjyrën e flokëve

Nëse po mendoni të përdorni limonin për të çelur ngjyrën e flokëve, ndaloni, merrini limonat dhe bëni një limonatë. Përdorimi i limonit mund të ketë vërtet rezultat, por efektet anësore janë të mëdha. Ka gjasë që flokët të thahen dhe të bëhen më të dobët.

3 – Skrabet për buzët

Buzët janë të ndjeshme, ndaj gjëja e fundit që duhet të mendoni është përdorimi i skrabeve me teksturë të ashpër. Nëse doni patjetër të bëni skrab, mund të bëni bashkë pak sodë buke me ujë dhe ta aplikoni në zonën e buzëve. Kjo përzierje nuk do t’ju irritojë buzët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë