Loading…

Këto ushtrime janë shpëtim për këdo që vuan nga dhimbjet kronike të shpinës

  • 25/12/2021 | 14:38

Këto ushtrime janë shpëtim për këdo që vuan nga dhimbjet kronike të shpinës

Dr. Joseph Pilates ka krijuar ushtrime që ndihmojnë ndjeshëm në eliminimin e dhimbjeve të shpinës, ndërsa edhe studimet kanë përcaktuar efektivitetin e tyre


Pilates sjell lehtësim të madh dhe bëhet vetëm për më pak se 30 minuta në ditë.

Ky ushtrim është provuar të jetë shumë efektive, kështu që edhe fizioterapistët e kanë përfshirë në programet e tyre të rehabilitimit, transmeton Telegrafi.

Pilates, pos që zbut dhimbjet, ka edhe këto përfitime:

1. Pilates mund të ndihmojë në uljen e depresionit dhe ankthit

Një studim i botuar në revistën Complementary Therapies in Medicine, zbuloi se Pilates redukton depresionin, ankthin dhe lodhjen. Disa kërkime kanë vërtetuar gjithashtu se ky aktivitet fizik rrit nivelet e energjisë dhe ka një efekt të dobishëm në gjendjen emocionale.

2. Ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve kronike

Për njerëzit që jetojnë me dhimbje kronike të shpinës, ky ushtrim mund të jetë tepër i dobishëm. Forcon muskujt, ndërsa nuk bën presion në shtyllën kurrizore.

3. Formon trupin pa rrezikun e lëndimit

Pas një muaji stërvitjeje, do të vini re se muskujt tuaj janë të tendosur. Edhe pse në pamje të parë, ushtrime të thjeshta, ato prekin të gjithë trupin dhe japin rezultate domethënëse, të gjitha pa rrezikun më të vogël të lëndimit.

4. Ndihmon frymëmarrjen dhe lehtëson astmën

Frymëmarrja është një nga gjashtë parimet themelore të Pilates, ndërsa Joseph Pilates, trajner gjerman, që krijoi këtë lloj aktiviteti, theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të marrësh frymë me mushkëri të plota.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë