Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se luftërat e xhudistëve nga Kosova Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha mund t’i shikoni në faqen e tyre LIVE në Facebook, transmeton Gazeta Metro.
Distria Krasniqi, Erza Mimunoviq dhe Flaka Loxha me fillim nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale do të luajnë ndeshjet e tyre të para në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.
Siç njofton KOK’u në një postim në Facebook luftërat e xhudistëve tanë mund t’i shikoni në faqen e tyre LIVE në Facebook.
” Përshëndetje nga salla e xhudos në Oran të Algjerisë, ku sot garojnë: Distria Krasniqi (-52 kg), Erza Muminoviq (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg). Luftërat e xhudistëve tane mund t’i ndiqni LIVE në faqen tonë në Facebook,” thuhet në postimin e tyre.
Vlen të theksohet se Kosova deri më tani me garuesit e tjerë nuk është që ka treguar rezultate të suksesshme. /gazetametro.net