KFOR-i ka demantuar raportimet e shfaqura në mediat serbe se pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës dhe janë fotografuar aty me pjesëtarë amerikanë të KFOR-it.
Këtë për Koha Ditore e ka demantuar një zëdhënës i KFOR-it, i cili ka mohuar se ushtria serbe janë brenda territorit të Kosovës.
Ky zëdhënës ka sqaruar se fotot janë bërë në vijën e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, ku kryhen “aktivitetet monitoruese rreth kufirit”.