Loading…

KFOR për ngjarjet në Veri: Dënojmë aktet që çojnë në përshkallëzim të situatës

  • 26/05/2023 | 22:43

KFOR për ngjarjet në Veri: Dënojmë aktet që çojnë në përshkallëzim të situatës

Misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, KFOR, me një postim në rrjetin social Twitter ka reaguar rreth situatës së sotme në veri të vendit, dhe thanë se po i ndjekin me vëmendje këto zhvillime, dhe njëherit i dënojnë aktet që çojnë në përshkallëzim të situatës, shkruan Gazeta Metro.


Ky mision që udhëhqiet nga NATO, njoftuan se janë duke i përcjellë zhvillimet atje, dhe i dënojnë tentativat për përshkallëzim të situatës.

Ata thanë se për ta prioritet është siguria në përputhje me mandatin që ka.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës dhe dënon të gjitha aktet e njëanshme të cilat rrezikojnë përshkallëzimin e tensioneve më tej. Prioriteti ynë i parë mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurt dhe të sigurt, në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në reagimin e tyre.

Komandanti i tyre në Kosovë Angelo Ristuccia, pasdite ka takuar kryeministrin Alin Kurti, dhe kanë biseduar rreth situatës.

Kujtojmë që 3 vetura të misionit europian për sundim të ligjit EULEX, janë dëmtuar sot në Zveqan.

Po ashtu nga përplajset mes policisë dhe rezistuesve serbë që ishin vendosur në afërsi të objekteve të komunave përkatëse, mbetën të lënduar 5 poilicë.

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës kishte të bënte me asistimin që kryetarët e komunave Zveqan, Leposaviq dhe Zubin Potok të ushtrojnë detyrat e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë