Loading…

KFOR: Prania jonë në veri të Kosovës është katërfishuar

  • 29/11/2023 | 12:30

KFOR: Prania jonë në veri të Kosovës është katërfishuar

KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.


Siç thuhet në përgjigjen me shkrim të KFOR-it, “si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, pasoi përforcimi më i madh i trupave të KFOR-it në dekadën e fundit”, përcjell FrontOnline.

“Pothuajse 1000 ushtarë shtesë me armë të rënda janë dislokuar. Ne kemi katërfishuar praninë e KFOR-it në Veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare. KFOR-i mban një qëndrim fleksibël dhe të shkathët në mbarë Kosovën dhe është i gatshëm të t’u përgjigjet të gjithë skenarëve të mundshëm, në përputhje me mandatin e tij në OKB. Misioni ynë mbetet shërbimi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, komandanti ynë është në kontakt të rregullt me ​​të gjithë”.

Qeveria e Kosovës më herët ka njoftuar se e premtja (1 dhjetor) është dita e fundit që serbët në Veri të Kosovës t’i zëvendësojnë targat KM me targa RKS.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë