Loading…

KFOR’i publikon pamje nga patrullimi me helikopter në veri të vendit

  • 29/09/2021 | 17:57

KFOR’i publikon pamje nga patrullimi me helikopter në veri të vendit

Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR ka publikuar pamje nga patrullimi me helikopter në pjesën veriore të Kosovës.

Përmes një video-incizimi të publikuar në Facebook, KFOR ka thënë se mban qëndrim të paanshëm për situatën e krijuar në veri.

Ndërsa u theksua se komandanti i KFOR-it, gjenerali Federici është duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me të gjitha palët.

“Në përgjigje të zhvillimeve të fundit në Kosovën veriore, misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Brnjak. KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme. Gjenerali Federici gjithashtu mbetet në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira, për të kontribuar në një de-përshkallëzim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Poashtu u theksua se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij- i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999-për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ditë më parë KFOR bëri të ditur se ka shtuar patrullimet në veri të vendit, por që sipas tyre patrullimet janë të rregullta pavarësisht situatës së tensionuar që mbizotërojë gjatë këtyre 10 ditëve në veri të vendit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë