Loading…

KGJK paralajmëron ankesë në Kushtetuese për Vettingun

  • 03/11/2021 | 21:01

KGJK paralajmëron ankesë në Kushtetuese për Vettingun

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka bërë të ditur edhe njëherë qëndrimin e tij kategorik kundër procesit të vettingut të cilin po synon ta realizojë Ministria e Drejtësisë.

Zogaj thotë se Ministria që nisi punimet edhe për ndryshime kushtetuese, nuk ka bazë profesionale dhe as Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera nuk kanë marrë ekspertizë të besueshme për ndryshime kushtetuese që prekin gjyqësorin, dhe se Vettingu si proces absolutisht e minon pavarësinë e gjyqësorit.

Zogaj vlerëson se Vettingu nuk kalon as si mjet i jashtëzakonshëm siç u përmend në raportin e KE-së, por mekanizmat tjerë të brendshëm që u rekomanduan i përkrahë, siç janë ndryshimet e ligjit për gjykatat dhe atij për procedurën disiplinore ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.

Madje, KGJK po përgatit vetë një verifikim të performancës së gjyqtarëve që do të jetë i përhershëm.

“Unë jam shumë i bindur që në dy vitet e ardhshme do të ketë gjyqtarë që nuk kanë me mujt me kalu procesin e performancës sepse kërkohet angazhim permanent edhe në kuptimin e kohës edhe atë profesional, dhe cilido gjyqtar që nuk mundet me arrit performancën sipas standardeve sigurisht që do të shkarkohet nga detyra e gjyqtarit” – thotë Zogaj ndër të tjera në Klan Kosova.

Edhe në rast se në Kuvendin e Kosovës arrihen votat e mjaftueshme për amendamentime kushtetuese, për çka KGJK vlerëson se as nuk do të mund të ndodhë, gjyqtarët nuk do t’i nënshtrohen Vettingut, dhe meqë këto ndryshime mund të bien ndesh me ndërhyrjen në pavarësinë e sistemit, edhe për faktin se shumë gjyqtarë kanë mandat të përhershëm, KGJK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë