Loading…
Khamenei e Rouhani përsëri kërcënojnë SHBA’të: S’ju garantojmë siguri as në rajon e as në botë
  • 21/08/2019 | 18:32

Khamenei e Rouhani përsëri kërcënojnë SHBA’të: S’ju garantojmë siguri as në rajon e as në botë

Ayatollah Khamenei dhe Presidenti Rouhani i Iranit u bënë bashkë sot dhe kërcënuan një ditë para takimit të G7’s se nëse niveli i eksporteve të naftës bie në zero mos të presin se do të ketë siguri në vijat tregtare ujore si më parë, transmeton Gazeta Metro.


Sikur të ishin koordinuar me Ministrin e Jashtëm të Iranit sot, Mohammad Javad Zarif, i cili kishte dërguar porosi se Teherani do të jetë ‘i paparashikueshëm’ si përgjigje ndaj një politike të ‘paparashikueshme’ të SHBA’s nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump.

“Fuqitë botërore e dinë se në rast se nafta sanksionohet tërësisht dhe eksportet e bien në zero, ujërat ndërkombëtare nuk mund ta kenë të njëjtën siguri si më parë” ka thënë Rouhani gjatë takimit me liderin suprem të republikës islamike, Ayatollah Khamenei.

Teherani ka kohë tani që i quan sanksionet e SHBA’së ndaj tyre si “luftë ekonomike” e si zakonisht nuk merr parasysh shkeljet dhe qëndrimet e tyre.

“Pra presioni i njëanshëm kundër Iranit nuk mund të jetë në avantazh të tyre dhe nuk do të garantoj sigurinë e tyre në rajon dhe botë”.

Sot u njoftua nga se një dron ushtarak amerikan ishte rrëzuar në Jemen nga rebelët e mbështetur nga Irani, Houthi, që po luftojnë kundër pushtetit të zgjedhur në Jemen. Ky është rasti i dytë i rrëzimit të fluturakeve në Jemen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë