Loading…

Khloe Kardashian nuk e fsheh më: Është bashkuar me Tristanin dhe kjo fotografi tregon gjithçka

  • 22/10/2020 | 23:58

Khloe Kardashian nuk e fsheh më: Është bashkuar me Tristanin dhe kjo fotografi tregon gjithçka

Karantina i bashkoi sërish Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson e duket se tashmë ata janë shumë të lumtur bashkë.


Gjatë ditëlindjes së Kim Kardashian, ata të dy nuk e fshehën për asnjë moment afeksionin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë shumë të afërt.

Gjatë festës Tristan është parë duke puthur në faqe Khloe dhe kanë pozuar të dy bashkë për një foto.

“Us Weekly” konfirmoi në muajin gusht se Kardashian dhe Thompson ishin bashkuar sërish me njëri-tjetrin duke kaluar kohën në karantinë me vajzën e tyre, True.

Khloe dhe Tristan nisën një lidhje romantike në vitin 2016-të, por u ndanë në 2018-tën, pasi basketbollisti u pa duke kaluar kohën me femra të tjera ndërkohë që partnerja ishte shtatzënë. Më pas ata u bashkuan sërish, por u ndanë prapë në shkurt 2019-tës, pasi Thompson u kap mat duke u puthur me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods.

Muajin e shkuar disa burime pranë çiftit treguan se Khloe e ka falur Tristan për gabimet e së shkuarës dhe se dëshiron që të ecin përpara me lidhjen e tyre. Epo këto foto të fundit tregojnë qartë se ata janë bashkë dhe tashmë po jetojnë momentet më të bukura!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë